City përgatit 230 milionë euro për Leo Messin

20.11.2016 11:32:29

Manchester City po përgatit një shumë prej 230 milionë eurosh për të marrë shërbimet e Leo Messit vitin e ardhshëm.

Sipas “Mirror”, drejtuesit e klubit anglez po mendojnë një plan që do i lejojë të paguajnë te Barcelona pak më shumë se 100 milionë euro, ndërsa Messit t’i japin një pagë javore prej 600 mijë eurosh në javë.

City është i bindur se me emërimin e Guardiolës trajner, janë në avantazh për të firmosur me yllin argjentinas të futbollit.

29-vjeçari ka një klauzolë prej 250 milionë eurosh në kontratën e tij aktuale, që skadon në vitin 2018 dhe Barcelona e di shumë mirë se nëse nuk rinovon së shpejti me Messin, do e shikonte veten të detyruar që ta shiste verën e ardhshme. Nëse nuk do e shesë, do të rrezikojë që në vitin 2018 ta humbasë me kosto 0.