City shkatërroi West Hamin, kualifikohet në fazën tjetër të FA Cup

06.01.2017 23:05:11

 

Manchester City ka kaluar tutje në FA Cup, pasi e mposhti 5:0 West Ham Unitedin

Manchester City i Pep Guardiolas është treguar i fortë për West Ham Unitedin, duke e mposhtur si mysafirë me rezultat 5:0, për të kaluar në fazën tjetër të FA Cup.

Golat për skuadrën nga “Etihad Stadium” i shënuan: Yaya Toure (33’), autogol Haavard Nordtveit (41’), David Silva (43’), Sergio Aguero (50’) dhe për rezultatin 5:0 mbrojtësi John Stones (84’). /Express/