Çka e bën Donald Trumpin të ngjashëm me Daniel Ortegan?

06.08.2016 13:04:53

Donald Trump, ka konfirmuar se në rast fitore të zgjedhjeve, vajzën e tij, Ivankën do ta përfshinte në kabinetin e tij presidencial. Ky përcaktim i Donald Trump, pason Daniel Ortegën, presidentin e Nikaraguas, i cili ka konfirmuar se do ta kandidonte gruan e tij, Rosario Murillo, në një mandat të tretë presidencial. Në këtë mëynrë, shtrohet çështja: pse ka prirje që familjarë të afërt, siç janë gratë, fëmijët të kandidohen për pozita të larta shtetërore? Duke marrë parasysh edhe regjimin e Daniel Ortegës, si një regjim autoritar, shtrohet edhe një çështje tjetër: a do të vendosë Donald Trump një regjim autoritar në SHBA nëse do të zgjedhet president? Nepotizmi dhe autoritarizmi janë dy çështje shumë të ndjeshme dhe që bien ndesh me filozofinë e lirisë dhe të funksionimit demokratik të institucioneve, dhe në shtete të ndryshme, sidomos në ato shtete që dikur kanë pasur regjime autoritariste dhe totalitare. A përbën konflikt interesi nominimi dhe zgjedhja e familjarëve në poste shtetërore, apo ka ardhur koha që edhe kjo çështje të shihet si diçka normale? Donald Trump, si kandidat për president, ka shpërfaqur elemente të qarta të një qasje dhe koncepti politik dhe shtetëror të ndryshëm nga tradita politike dhe shtetërore të SHBA-ve, sidomos pas liberalizimit të raporteve racore dhe të raporteve me botën. Për hir të së vërtetës, në SHBA, janë rishfaqur forma të izoluara raciste të veprimit, të cilat po gjykohen nga opinioni vendas, dhe ka gjasë që retorika raciste e Donald Trumpit, që për shumëçka gjason me retorikën e hershme raciste, ta nxisë këtë edhe më shumë. Në një shtet siç janë SHBA-të, është e qartë se edhe presidenti nuk mund të bëjë ndryshme drastike në të drejtat dhe liritë e njeriut, por megjithatë, derisa retorika raciste, nepotizmi dhe elementet aturoitare kanë arritur që nëpërmjet Trumpit të bëehn alternativë për zgjedhësit amerikanë, ka vënë në siklet edhe vetë republikanët, të cilët në të shumtën e herës shprehin rezreva dhe mosmbështetje për një alternativë. Me këtë, duket se aletrnativa e Trumpit, edhe pse e shpoërfaqur me një populizëm dhe me një agersivitet në rritje, ka hasur në rezistencën e shoqërisë amerikane, e cila nuk po pranon të ndryshojë themelet e lirisë, të pavarësisë e të demokracisë që janë vendosur që me Deklaratën e Pavarësisë, më 4 korrik 1776. Megjithatë, alternativa e Trumpit, edhe nëse nuk do të marrë votën amerikane për të qenë alternativë shtetërore për katër vitet e ardhshme, ka gjasë të ndikojë në grupe të ndryshme ekstremiste edhe brenda vetë shoqërisë amerikane.  Në këtë kuptim, edhe çështja e nepotizmit që ka shfaqur Donald Trump, mund të jetë më e krahasueshme me çështjen e njëjtë të Daniel Ortegës, sesa, ta zëmë më çështjen e zgjedhjes president të dy Xhorxhëve Bush: Xhorxhit Babait, dhe Xhorxhit të Birit. Është kështu për faktin se modeli Trump – Ortega është model i nominimit, kurse modeli Bush është modeli i zgjedhjes. Kjo do të thotë se Trump dhe Ortega, do t’i merojnë në poste të caktuara, vajzën, përkatësisht gruan, kurse Bushët, janë zgjedhur presdientë nëpërmjet sistemit të sofistikuar të zgjedhjeve nga populli.