Çka na duhet liberalizimi, kur nuk kemi anamnezë të plotë?

24.01.2018 01:32:28

Për të kuptuar, esencën e procesit të liberalizimit…që për neve në Kosovë është kusht për të shkuar më tutje në instalimin e mekanizmave tjerë konsolidues të shtetbërjes, na duhet në mënyrë kritike t’i rikthehemi një lloj vetëpërceptimi…

Nga: Fadil Maloku

Në fakt, ne duhet të shikojmë edhe një herë se:
1. çka kuptojmë qartë dhe saktësisht, sr çka kemi lënë mangët gjatë këtij rrugëtimi dy dekadësh?
2. çka bënë të tjerët përreth neve në rajon që ne nuk bëmë?
3. kah na quan gjithë ato reforma (që u bënë në emër tonë) ekonomike dhe ato pronësore, sociale, politike, shtetërore, e gjithsesi edhe ato kulturore?
4. cilat mbetën ato hapësira të pa pushtuara, të cilat procesin e tranzicionit e bënë të kuptohet si proces, apo si urë kaluese e gjithë këtij transformimi shoqërorë në jetën tonë të përditshme sociale, politike, ekonomike, e kulturore? Pra,
5. si e menaxhuam gjatë gjithë këtyre viteve, procesin e transformimit?
6. kush ishin përgjegjësit, për ngecjen e apostrofuar dhe identifikuar nga vetë ne dhe të tjerët?
7. cili ishte roli i partive politike, institucioneve të shteti, medieve, shoqërisë civile, intelektualëve, sponsoruesëve, miqve, armiqve, etj.