Çka po ndodh me degën e LDK-së në Zvicër?

07.06.2019 22:57:06

Dega e LDK-së në Zvicër ka ndihmuar shumë me të gjitha mënyrat procesin e lirisë, pavarësisë e demokracisë në Kosovë, duke e bërë më të lehtë arritjen e këtyre qëllimeve madhore.

Mirëpo, kjo degë vazhdon të ballafaqohet me probleme edhe të panevojshme dhe të shmangshme që lidhen me çështje organizative dhe funksionale.

Fokusi.org ka arritur të sigurojë.një dokument në të cilin janë kriteret për organizimin e zgjedhjeve në nëndegë dhe degë, të nënshkruar nga kryetari aktual i degës së LDK-së në Zvicër, z. Arif Baftiu, që mban datën 15.5.2019.

Burime të fokusi.org, këto kritere po i konsiderojnë arbitrare dhe me tendencë që disa nga nëndegët t’i përjashtojë nga procesi zgjedhor në degë.

Të papranueshme po konsiderohen të gjitha kriteret por sidomos kriteret 3 dhe 4 që po konsiderohen përjashtuese dhe për të shmangur garën e vërtetë për strukturat e degës.

Prandaj presin që këto kritere të ndryshohen dhe t’u mundësohet të gjitha nëndegëve të përfshihen në proces zgjedhor!/Fokusi.org