ÇKA PO NDODH ME NJERËZIMIN DHE NJERËZOREN ?!

10.12.2019 13:33:23

Nga: Ahmet Asani

Nëse qëllimi i dhënies së çmimit Nobel për letërsi, është që t’i tregohet njerëzimit gjeneratë pas gjenerate, se çmimi Nobel u jepet krijuesve që pas vetes lënë Frymën Njerëzore të Paqes, dashurisë e t’mos urrejtjes ndërnjerëzore, sot mjerisht po ndodh e kundërta!

Sot në fakt, Akademia e Suedise dhe gjithë shoqëria që nuk b’zanë e nuk ngritet të protestoj kundër keti akti të turpshëm, të shpërblimit të Peter Handkes me çmimin Nobel, po shënon momentumin më të turpshēm, më antinjerzor e më antievolutiv të njerëzimit!

Të shpërblehet një njeri si Peter Handke i cili ngrit e lavdëron krimet dhe gjenocidin e kriminelit Millosheviq, në fakt është pajtim me krimim, pajtim me urrejtjen, pajtim me gjenocidin!