Çka shkruante më 1982 Universiteti i Harvardit për Nënë Terezën?

27.08.2016 19:31:53

Gazeta zyrtare e Universitetit – John Harvards Journal, mban ende kopjen e vitit 1982, momentit kur Nënë Tereza, fituesja e Nobelit në vitin 1979, foli para publikut amerikan.

Në vitin 1982, Nënë Tereza udhëton për në Amerikë, në një ekspeditë e cila do të përfshinte edhe tri ligjërata të rëndësishme në Thomas Aquinas College, Georgetown University dhe në Harvard University.

Këto dy të fundit janë vazhdimisht në listën e Universiteteve më të mira në botë. Nënë Tereza, në këtë vizitë, u dallua sidomos për fjalimin e saj në Universitetin e Harvardit, në Teatrin Tercentenary në Kampusin e këtij Univerziteti, ku foli për bamirësinë dhe për ndjenjën humane mes njerëzve.

Gazeta zyrtare e Universitetit – John Harvards Journal, mban ende kopjen e vitit 1982, momentit kur Nënë Tereza, fituesja e Nobelit në vitin 1979, foli para publikut amerikan.

“Ajo e nisi fjalimin duke u lutur që të diplomuarit të shkonin drejt e tek Jezusi, ti shërbejnë atij” nis shkrimin gazeta duke e cituar më pas Nënën Terezë, shkruan KultPlus.

“Është e pabesueshme që sot një nënë e mbyt fëmijën e saj vetëm nga frika që nuk ka mundësi ta ushqejë. Kjo është një varfëri e madhe dhe çdo komb a shtet a shoqëri që pranon diçka të tillë, janë më të varfrit ndër të varfër. Virgjiniteti është gjëja më e mirë që mund ti jepni njëri tjetrit” pati thënë në këtë ligjëratë para studentëve të Harvardit, vetë Nënë Tereza.

Gazeta zyrtare e Universitetit të Harvardit nuk pati se si mos ta cekë origjinën e Nënës Terezë, dhe aksentin e saj jugosllav që e solli një anglishte goxha të formuar në këtë ligjëratë.