Çka thonë qytetarët për kufizimet e reja anti COVID-19?

31.10.2020 21:48:25

Sipas masave të reja, çdo qytetar mbi moshën 65 vjeçare mund të dalë jashtë shtëpisë vetëm shtatë orë në ditë – katër paradite dhe tri të tjera pasdite.

Ky kufizim i lëvizjes së tyre po bëhet me qëllim për ta ruajtur këtë grupmoshë që është më e rrezikuar nga COVID-19.

Vetë të moshuarve ky vendim po iu duket i mirëseardhur, pasi thonë se periudha kohore kur nuk kanë kufizim të lëvizjes është e mjaftueshme për t’i kryer obligimet e tyre.

Veçse dikujt tjetër masat e reja nuk po i duken të arsyeshme. Aq më tepër kur bëhet fjalë për ekonominë.

Ndërkaq nga Shoqata e Gastronomëve ende nuk kanë ndonjë qëndrim sa i përket kufizimeve që i janë vendosur kësaj veprimtarie.