Çka thotë Noel Malkolm për bashkimin Kosovë – Shqipëri?

27.08.2016 23:02:03

Akademiku britanik, historian dhe gazetari Sir Noel Malcolm ka deklaruar bashkimi i Shqipëri-Kosovë është krejtësisht legjitim.

Malcolm ëshë autori i librit “Kosova, një histori e shkurtër”, i cili momentalisht merret hulumtime pedagogjike në Universitetin e Oksfordit, thotë se nuk mund ta parashikojë te ardhmen, por se ka theksuar se nëse ekziston dëshira e fortë e të dy shteteve, atëherë kjo çështje është krejtësisht legjitime.

Malcolm nuk e sheh si problem bashkimin e të dyjave vendeve, megjithatë thotë se kjo mund të shkaktojë irritim tek fuqitë perëndimore.

“Nuk jam një ekspert i së ardhmes, por mendoj që nëse ekziston dëshira e fortë e të dyja shteteve, është komplet legjitime. Megjithatë, shoh edhe një sërë problemesh ekstreme në këtë ide. Ekziston një ide në vende të tjera që kjo mund të jetë e rrezikshme dhe destabilizuese për Ballkanin. Personalisht, nuk e shikoj një çështje problematike, por shoh që një fushatë e tillë mund të irritojë fuqitë perëndimore. Mund të ishte një gabim taktik”, ka thënë Malcolm për tch.

Ai ka thënë se i pëlqen Shqipëria, për shkak se i ngjanë me një vend të ri i cili avancon shpejt.

Ai ka shtuar se shqiptarët përgjithësisht janë mesdhetarë, dhe për këtë mund të ekzistojnë stereotipe si për italianët që mund të konsiderohen si njerëz shpërthyes e gjaknxehtë. Ai ka theksuar se i pëlqen ruajtja e traditave të forta shqiptare, që evropianët sipas tij i kanë humbur në pjesën më të madhe të Evropës.

Ai nuk lodhet kur flet për shqiptarët. Sir Noel Malcolm është anglezi tipik, strikt, me humor të hollë, vetëpërmbajtje dhe sh