Clinton hidhet në kundërsulm, akuzon sërish Trump për fyerje ndaj grave

02.11.2016 11:53:20

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton ka sulmuar sërish rivalin e saj, Donald Trump për kritikat dhe fyerjet të grave për pamjen e tyre.

Sipas Clinton, Donald Trump ka një histori 30-vjeçare poshtëruese dhe fyese në drejtim të grave.

Nga ana tjetër, Trump e ka quajtur Clinton të korruptuar dhe që sipas tij do të shkatërrojë mirëqenien e Amerikës përgjithmonë.

Përplasja vjen vetëm një javë përpara zgjedhjeve në një kohë që sondazhet e fundit tregojnë një afrim shumë të madh mes Clinton dhe Trump në rezultate.