Çmenden” tifozët e Lacios, nderojnë Mussolinin

24.04.2019 22:07:55

Mbrëmjen e sotme do të përcaktohet finalistja e parë e Kupës së Italisë, teksa në “San Siro” do të luhet sfida e kthimit mes Milanit dhe Lazios.

Megjithatë në Milano gatishmëria e forcave të sigurisë është rritur ndjeshëm, pasi tifozët ultras të Lazios kanë shpalosur një parrullë në mbështetje të Mussolinit dhe kanë kënduar kore mbështetëse ndaj ish liderit fashist.

“Nderim Mussolinit”, shkruhej në pankartën e shpalosur nga bardhekaltrit në rrugën Buenos Aires, shumë pranë Piazzale Loreto, në kryeqytetin italian.