Cmendet Corona….Zot mbaj doren…mjaft me….

02.04.2020 23:55:30
Cmendet Corona….
Zot mbaj doren…mjaft me….
Edhe pse as goja nuk do te ma thote e as mendja e llogika nuk ma pranojne kurresesi dhe shpirti me coptohet teksa shoh shifrat e frikeshme qe rriten ne menyre alarmante Round the World…serisht besoj e shpresoj fort tek nje e neseme e shpejte pa coronen vdekjeprurese neper kembe e qe po tmerron nje bote te tere…
Saktesisht sot me 2 prill 2020 ora 18.00 [ora lokale e USA]….shifra e te prekurve dhe e te infektuarve me Covid 19 ne te gjithe boten e ne 186 shtete te prekura prej saj vajti 1 milion …ndersa e atyre qe kane humbur jeten 50 mije…
Italia me e demtuar se askush tjeter persa i takon numrit te viktimave 13. 915 dhe i te prekurve 115 .242…e pas saj Spanja me 10.348 jete te humbura e 112.065 te infektuar…
Ketu tek ne ne USA situata eshte kritike e alarmante vertet …
Mbi 87% e popullsise se pergjithshme te Amerikes po qendron e urdheruar brenda ne shtepi…mbi 6.6 milion amerikane tashme shenohen tek te pa punet….nga frika e pasiguria sec mund te ngjase neser [ c’ka me duket si teper e egzagjeruar ].. shitja e armeve personale eshte rritur me 87% …miliona amerikane nuk po reshtin se aplikuara per kompensim -pagesen e statusit te personit te pa pune …
Tashme te infektuarit ketu ne USA kapin shifren totale te 240.511…dhe numri i jeteve te humbura eshte 5.810…
New Yorku …92.381 cases dhe 2.373 te vdekur…
New Jersey …25.590cases dhe 537 viktima …
Shteti ku jetoj une prej 20 vjetesh Michigani vjen direkt pas tyre…me 10.791 te infektuar dhe 417 jete te humbura…
California …10.018 cases dhe 215 death…etj etj
Kasta e larte shteterore por edhe mjeket me te zeshem te ketushem thone qe do edhe dy -tre jave te tjera qe te mberrihet tek piku e kulmi i rrezikshmerise se pandemise si dhe shpresojne qe ne javen e fundit te prillit situata te normalizohet e te vihet disi nen kontroll nderkohe qe s’po reshtin provat e testimet e kombinimeve te ilaceve e medikamenteve te ndryshme per te ndalur virusin vdekjeprures…teksa vaksina do te mund ndoshta te jete gati diku nga muajt Shtator – Tetor…por ndoshta – ndoshta edhe me pare…
Shpresat dhe optimizmi per ta mundur virusin jane te medha por fakti qe tani per tani ai po ben kerdine eshte trishtues e i dhimbshem sa me s’ka…
Bota ka jave te tera qe po mban frymen pezull …me besim absolut tek Mjekesia e shkenca por edhe me Lutjet e pa reshtura e ndihme tek Zoti…
Kam lexuar si kurre me pare ne jeten time gjate gjithe kesaj periudhe reth gjithe kesaj c’ka po i ndodh botes e njerezimit ne kete fillim shekulli te 21… dhe personalisht e me plote gojen e bindje te plote mund t’ju them se …Do ja dalim…!
Me humbje e dhimbje por Do ja dalim se s’ben !
A.R.D