Çmenduria: Presidenti Thaqi krijon tensione në vend

06.08.2018 10:31:18

Nga: Binak MAXHARRAJ

Juve të PDK-së diçka nuk po ju ndihët zëri. Dikur ishit të zhurshëm,nga çdo anë ndëgjohej zëri i juaj, ishit më të zhurshmit ne Parlament, tashti krejtë zhurmen ne Parlament ne vend te Juaj po e bane Kryetari i juaj Kadri Veseli-zhurmagjiu. Por ju anëtaresia e PDk sikur diçka jeni shukatë. As vrhë me gojë nuk po guxoni më ba,as Kamishat e as Surlat s’po ju bajnë punë më. Sikur diçka është duke ndodhël më ju, apo nuk jeni kësajde, keni humbë diku. Si duket Kadri Veseli po ua merr shpirtin ndalë nga dalë, po ju ngulfatë. Ua humbi “humbi famen”e dikurshme si zhurmaxhi, apo jeni hutu krejtë dhe veç po këqyrni tëpashtë se sa e madhe është hapë germina për ju në të cilën do te bieni shumë shpejtë.

Pasiqë nuk po ju ndihet zëri fare,jeni shukatë, apo dikush ua ka mbyllë gojën,s’po guxoni as më folë. Por, nuk e di a keni ndëgju së Kosova është prap ne rrezik përmanent më lojrat që po i banë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi(dikur ishte Kryetar i PDK) më çetnikun dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq.Nuk e di së a pajtohemi edhe ju më qendrimët e tij i cili ka filluar një lojë tëpër të rrezikshme për Kosovën dhe rreth Kosovës.

Pra, derisa Ju po shukatëni Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot është më i zëshmi,gadi së është ba yll nëpër media dhe portale më qendrimet e tij destruktive për Kosovën dhe rreth Kosovës. Ne ato qendrime te vetat është shumë kontradiktor, nuk mundet kush me i ra n’fije,si pretë sakica ne nje vend.Ai haptas po e rrezikon Kosovën me deklarimet e tij konfuze dhe kontradiktore që as vete s’po i merrë veshe,sepse i ndrron për çdo ditë si teshat e trupit.

Juve ju kujtohet fortë mirë se ai dikur thoshte së Kosova nuk po humbë teritor,bile thoshte as nje centimetër,dhe faktikishte Kosova po humbë teritor nga te gjitha anet,po na qeshin si dhent nga te gjitha anët. Humbëm disa hektar me Maqedonin, 82.000 hektar Hashim Thaçi ia fali nipave te Mark Milanit të Malit Zi, ia fali Çakorrin qe dikur malesoret tane e mbrojtën me çdo kusht dhe Mark Milani kurr nuk e mori, Tashti Hashim Thaçi ia dha si ne tepsi. Këto ditë, nese e keni pa,është vu pllaka ne Karaqevë të Kamenicës, përtej së cilës nuk guxon te kaloj askush, 150 familje mbesin andej me Vranjen. Por, Kosova rrezikon të humbë edhe më shumë me Serbinl ne këto biseda te turpshme që po i zhvillon në Brukse n’krye n’vehte pa kurrfare autorizimi, bile edhe pa lejen e Parlamentit. Dhe ju, kur te gjithë po reagojnë, po heshteni sikur te ju kishte kapë mordja.

Ju më siguri i përcillni prononcimet e Presidenti Hashim Thaçi ne media të ndryshme kur një ditë ai thotë së Kosova nuk do të ndahet kurr,kurse të nësërmën kur qohet jerem deklaron krejtë ndryshme, thotë se ne keto biseda të Brukselit Kosova do te këtë kompromise të dhëmbëshme, aq të dhembëshme sa edhe syt gjak kane me ju qitë. Bile, ju te Partisë së tij, a mos jeni te njohur, apo edhe ju nuk dini asgjë, së për çfarë kompromisesh te dhembëshme, dhe së a duhet të bëhën kompromise të dhembëshme pa i pas hak askujtë, e aq më pak Serbisë, kur te gjithë bota e dine se ajo na ka hak neve,sepse na vrau, na shkerdheu nan e babë, na i dhunoj vajzat, motrat, nanat dhe grat tona,na e shkaterroi të tërë pasurin kombëtare,kurse këta qyqanat tone te zanave prapë thonë duhet te pajtohem me Serbin pa kërkuar bile as falje për gjenocidin qe e ka bërë ne Kosovë,theshtë këta qyqanat tone donë te kalojnë mbi gjakun e bijeve tanë.Haj medet për ne,kurse ju kur te gjithë reagojnë, ju prap heshteni sikur të keni ditë zie.

Hërën tjetër Presidenti i jonë shkone edhe më larg kur haptas thotë së do te bejmë shkembim,apo edhe korrigjim teritoresh,do te bejmë korrigjim te kufinjëve,thotë do ta marrim modelin e Holandës dhe të Belgjikës si yrnek për korigjim te teritorit.Bile këto ditë ai shkoi edhe më larg kur e mori modelin e Rexhep Qosjes dhe të Lutfi Hazirit por edhe te Dobrica Qosiqit të Serbisë,të cilin e ka për qejf edhe Serbia,duke e futur në lojë edhe Luginën e Preshevës qe ti bashkohet Kosovës,pa e thanë asnjë fjalë së çka do ti jepte  ne kembim Serbise për te marrë Luginen,thua se Serbia do te ia falë.Këtë ndrrim moti e deshiron edhe Sërbia,por ia banë të qartë,bile shumë të qartë Hashim Thaçit së për këtë kembim na e marrim veriun.Dhe Serbia do te ishte shumë e lumtur.Pse?!.Sepse atje ne Veriun tonë janë pasurtit nentokesore enorme te pallogariteshme,aty është nentoka e jone,pra me vlere trilionshe,pa të cilat Kosova vështirë së do të mbijetonte si shtet,dhe prapë ju te PDK heshtëni sikur ne veriun e Kosovës nuk ka asgje pos shkarravina,shkretirë…?!

Të gjitha këto kanë krijuar shqetesime ne opinion.Populli është i shqetësuar tej mase,ka nisë te elektrizohet. Opozita. gjithashtu kuda dhe çdo kund po e ngritë zerin e arsyes së nuk mund te kete paraze me tokën e Kosovës.Shumë e zëshme është edhe Shoqeria Civile se askush nuk mund të jetë mbi Kosovën,së askush nuk guxon të prek sovranitetin e Kosovës,askush nuk ka te drejte të shkelë Kushtetuten e Kosovës,askush nuk ka tër drejte,që përçfardo çoshin interesat personale te dikujt,nuk guxon te luaj me fatin e popullit të shumëvuajtur gjatë historisë. Atehere pse dikush dëshiron te ia këthej Kosovës pasë historin e saj te dhembëshme dhe te shumë vuajtur e të përgjakëshme.

Kundër këtyre opsioneve oguryeza të Presidentit Hashim Thaçi është ëdhe vete populli sepse ai është sovrani i sajë dhe po vegjilon se deri ku po mbushet kupa dhe të shpërthejë. Kundër këtyre kalkulime të pista dhe te frgeshme janë edhe Partnerët e koalicionit PAN,është kundër fuqieshëm opozita e cila më plotë arësye klërkon që Hashim Thaçi të heq dorë nga uzurpimi me zor i dialogut me Serbijn pa miratimin e Kuvendit dhe qe është antikushtetues. Populli,shoqeria civile kërkojnë që t’i ndalët turri këtij njeriut,te hiqet,te shkarkohet sepse askush nuk i ka besen dhe si i tillë është i rrezikshëm për Kosovën.

Miqët tonë nga Amerika mike siç janë me te zeshmit Diogradi dhe Daniel Server e leshojnë kushtrimin e tyre. Daniel Serber deklaron hapatas se nese prekën kufinjët  me këtë merr fund shtetësia e Kosovës.Kurse Diogardi banë thirrje i qonë fjalë popullit të Kosovës së sa më shpejtë duhet hjekë nga pushteti këtë klasë te korruptuar politike sa nuk eshtë vonë.

Askush nga këta shkatërruesit e shtetit nuk ka të drejtë morale, të mshifet pas dallavereve te tyre, duke thanë neser se këtë ose ate, kështu ose ashtu, kanë thanë Amerika apo Bashkësia Evropinane. Kuptojeni njeherë e përgjithëemon së Amerika dhe BE ketu janë vetem si ndërmjetësues te dialogut, për ta ndihmue dialogun,dhe me asgje  nuk dëshirojn qe te kenë ndikim, por së kjo çështje është ekskuluzivisht kompetence e palëve ne dialog, dhe se Amerika dhe BE do të pajtohen ashtu siç do te merrën vesh palët. Pra nese diçka ndodhë e keqe për Kosovësn nuk duhet fajsuar as Amerikën e as BE por kryesisht shpirtrat e  prishtë të shitur ne këtë dialog më te cilët nëser populli do të këtë punë më ta.

Pra,kur shumë re te zeza kanë filluar të dukën mbi qiellin e Kosovës, kur po pritën shumë furtuna te shkaktuar nga nje njeri qe po ia venë flakën atedheut,kur të gjithë janë në këmbë, siç thuhet i madh e i voglë,janë que në këmbë që të mos ndodhë me e keqëja, vetem ju të PDK-së po shukatëni ne stilin qele gur gojën, apo nuk guxoni të ngritëni zërin e arsyes kur është në rrezikë atedheu.Ju dje kur ju thirri  zëri i atedheu,kur ra kushtrimi për mbrojtjën e Kosovës dhe çlirimin e sajë, ju të ishit ne vijën e frontit, por sot po heshteni kur prap atedheu është në rrezikë që te coptohet si para 100 vjetesh,ju po heshteni, spo bani za,sikur sorra te ua kish pi mendët. Por a mendoni hiq së çfaredo qeë ti ndoshë Kosovesë nga njeriu i Partise edhe ju keni perëgjegjsi morale.