Çmimi Nobel për Paqe i ndahet presidentit kolumbian

07.10.2016 11:49:13

Presidenti i Kolumbisë, Juan Santos, është fitues i Çmimit Nobel për Paqe.

Ky çmim i është ndarë atij sot gjatë ceremonisë së ndarjes në Oslo, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Çmimi në fjalë i është dhënë kreut të Kolumbisë shkaku i marrëveshjes së paqes, të arritur me rebelët e FARC-it, marrëveshja e cila gjithsesi u refuzua nga kolumbianët, gjatë një referendumi të mbajtur javën e kaluar.

Rreth 220,000 njerëz, shumica prej tyre civilë, janë vrarë prejse rebelët e frymëzuar nga marksizmi kanë nisur luftën e tyre të armatosur në Kolumbi, më 1964.