New York Times: Qëndrimi i zyrtarëve turq në lidhje me sulmet e njëpasnjëshme terroriste në vend

21.08.2016 11:45:30

STAMBOLL- Një shpërthim i dyshuar vetëvrasës vrau të paktën 50 persona dhe plagosi të paktën 90 në një ceremoni martese në Turqinë juglindore, të shtunën, i fundit në një seri sulmesh për të goditur rajonin e trazuar në javën e fundit.

Nga Ceylan Yeginsu

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se ndoshta pas sulmit të së shtunës  në qytetin e Gaziantep, që duket të jetë sulm vetëvrasës qëndron grupi militant Shteti Islamik, dhe se qëllimi ishte të mbjellë përçarje mes grupeve etnike të vendit dhe “të përhapë nxitje përgjatë vijave etnike dhe fetare”.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 11 të darkës në krahinën e Sahinbey, në afërsi të kufirit me Sirinë, tha në një deklaratë të shkurtër guvernatori i Gaziantep, Ali Yerlikaya. Zyra e tij gjithashtu ka dhënë dhe numrin e viktimave.

Pamjet televizive treguan skena kaosi si pasojë e shpërthimit. Turmat u mblodhën duke thirrur “Zoti është më i madhi”, dhe ekipet e mjeksisë ligjore të cilat lëviznin nëpër vend. Ambulanca mund të shihet që nxiton në vend dhe largohet me me trupa të mbështjellë në të bardha.

Sulmi erdhi gati dy muaj pasi militantët që dyshohet të jenë të lidhur me Shtetin Islamik sulmuan aeroportin kryesorë të Stambollit me armë dhe bomba, duke vrarë të paktën 44 persona. Turqia është tronditur nga një valë e sulmeve terroriste urbane vitin e kaluar, si dhe përballet me kërcënime nga fronte të shumta, duke përfsjirë Shtetin Islamik, i cili kohët e fundit e ka humbur terrenin në Sirinë Veriore, dhe kryengritësve kurdë, të cilët kanë rifilluar një luftë në juglindje me shtetin Turk, dhe u fajësuan nga autoritetet për katër shpërthimet javën e kaluar.

Turqia gjithashtu është duke u rimëkëmur nga një grusht shteti të dështuar muajin e kaluar, i cili u ë me qëllim që të rrëzonte qeverine e Z. Erdogan, dhe la të paktëm 240 të vdekur. Z. Erdogan tha të shtunën se mes organizatave të ndryshme që sulmuan vendin nuk ka dallim.

Kryeministri Binali Yildirim dënoi sulmin në martesë dhe u zotua të vazhdojë të luftojë grupet terroriste. “Pa marrë parasysh se si kjo organizatë e pabesë terroriste quhet, ne si populli, shteti dhe qeveria do të ndjekim luftën kundër tij”, tha ai.

Më herët të shtunën, Z. Yildirim u tha gazetarëve se Turqia do të marrë një rol më aktiv në trajtimin e konfliktit në Siri gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe ishte i gatshëm të pranonte një rol për presidentin Bashar al-Assad të Sirisë gjatë periudhës tranzicionale. Por ai këmbëngul se Z. Assad nuk do të ketë vend në të ardhmen e Sirisë.