Çollaku: Ideja për korrigjim të kufirit, sjellë paqe afatgjate

12.09.2018 21:05:08

Bekim Çollaku këshilltar i presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, tha se ideja për korrigjim të kufirit e presidentit të Kosovës do t’i ofrojë Kosovës njohjen defakto dhe de juro nga Serbia dhe se shqiptarët e Luginës së Preshevës do të bashkohen me Republikën e Kosovës.

“Kjo ide nuk është ide që nuk meriton vëmendjen dhe që nuk meriton të analizohet. Kjo është kërkesë e qytetareve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Shtrohet pyetja pse ka kaq shumë divergjenca dhe dilema”, theksoi Çollaku sonte në emisionin ‘Monitor”, në Radio Televizionin e Kosovës.

Çollaku optimist se do të ketë marrëveshje ndërmjet dy vendeve

Sipas tij presidenti i Kosovës Hashim Thaçit, nuk është aktori i vetëm në këtë drejtim. Çollaku vlerësoi se dialogu Kosovë-Serbi ka filluar vite më parë. “Dritarja kohore prej disa muajsh është në zvogëlim e sipër. Koha në dispozicion është e mjaftueshme nëse ka vullnet ndërmjet dy palëve. Ne mund të dialogojmë edhe për shumë vite, por nëse nuk ka vullnet politik për të arritur marrëveshje nuk ka rezultat. Nëse nuk ka arritje të marrëveshjes nuk do të ndodh ndonjë tragjedi. Kosova ka limitet e saj, ne pa njohje nga pesë shtetet e BE-së, do të kemi stopim të procesit. Të gjithë sponsorët e pavarësisë së Kosovës janë të bindur se zgjidhje më e mirë për Kosovën, është arritje e marrëveshjen paqësore me Serbinë”, tha ai sonte në emisionin ‘Monitor”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Çollaku: Kërkesa e shqiptarëve të Preshevës është artikuluar ne takimet e Brukselit

Çollaku bëri me dije se nuk ka detaje për marrëveshjen. ‘Kërkesa legjitime e opinionit publik, aq sa është legjitime është edhe jo reale, pa marrëveshje nuk ka detale. Kush do që ka dyshim në qëllimet e presidentit Thaçi, është i gabuar dhe marrëveshje finale do të shihet se ai ka pasur të drejt”, deklaroi ai. Për anulimin e takimi ndërmjet dy presidentëve, Thaçi-Vuçiq, Bekim Çollaku këshilltar i presidentit të Kosovës, tha se nuk është hera e parë se nuk ka pasur takim. “Ndërmjetësuesja Federica Mogherini ka vendosur që takimi të mos realizohet ndërmjet dy presidentëve atë ditë”, tha ai sonte në emisionin ‘Monitor”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas tij kërkesa e shqiptarëve të Preshevës është artikuluar edhe tek mekanizmat ndërkombëtar. “Kjo është kërkesë legjitime dhe duhet të gjejë mirëkuptim edhe tek Kuvendi i Republikës së Kosovës”, pohoi ai.

Çollaku i përgjigjet atyre që e quajnë antikushtetuese korigjimin e kufirit

Korrigjimi i kufirit sipas Çollakut do të mundëson bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. “Nëse arrihet marrëveshja ajo duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës, nga 2 të 3 e deputetëve. Kushtetuta nuk është as bibël as kuran, ajo është dokumenti më i lartë juridik i Kosovës. Ajo është ndryshuar disa herë, ajo do të ndryshohet edhe dhjetëra e qindra herë. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë ata që do të ndryshojnë kushtetutën e Kosovës”, tha ai sonte në emisionin ‘Monitor”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Ai shpreson se do të arrihet marrëveshje me Serbinë.

Çollaku: Asnjëra palë nuk do të jetë e kënaqur

Bekim Çollaku këshilltar i presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, tha se krijimi i unitetit për bisedime është me rëndësi për Kosovën. ‘Mosmarrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është çështje më rëndësishme dhe që duhet të zgjidhet për të krijuar paqe afatgjate në Ballkan”, tha ai sonte në emisionin ‘Monitor”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Çollaku nuk ka mohuar se do të ketë kompromis. “Asnjëra palë nuk do të jetë e kënaqur plotësisht. Këto janë gjëra që duhet të diskutohen me kujdes. Kosova në këto negociata do të nxjerrë maksimumin nga Serbia, njohjen që shënon edhe pajtimin në Ballkan. Me këtë do të ketë edhe njohje nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian, pastaj do të marrim menjëherë i vendit kandidat për BE. Më pastaj do të ketë edhe zhbllokim për anëtarësim në organizata ta tjera, siç është anëtarësimi në OKB”, tha ai.

Çollaku: Korigjimi i kufirit më i mirë se asociaocioni me kompetenca të zgjeruara

Për asociacionin, Bekim Çollaku këshilltar i presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, bëri me dije se ajo do të jetë një OJQ.

‘Serbia nuk ka dashur kështu, edhe komunat me shumicë serbe dhe për këtë nuk është themeluar ende. Qëllimi i tyre ka qenë krijimi i një pushteti të tretë iu pushtetit. Skenari tjetër edhe qoftë më një këmbim të njohjes për presidentin e Kosovës është i pa pranueshëm”, tha ai sonte në emisionin ‘Monitor”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Bekim Çollaku këshilltar i presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, ka kritikuar një pjesë të lidershipit të Kosovës dhe partive të ndryshme se nuk kanë qëllim dhe guxim.

Kosova nuk ka kohë për të humbur

Sipas Çollakut, pas shumë vitesh për të parë ka një përqendrim dhe vëmendje që janë sponsor dhe sovranitetit të Kosovës. “Nga Shtëpia e Bardhë, Berlini, Parisi e Londra, ata janë të përfshirja nga kanalet e tyre formale e joformale për të nxitur palët që të arrijnë marrëveshjen ndërmjet dy vendeve”, tha ai sonte në emisionin ‘Monitor”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Momentumi i krijuar në BE, po shfrytëzohet nga vendet e Ballkanit, sipas Çollakut edhe Kosova duhet të shfrytëzoj këtë mundësi që është nga BE.

Kosova rast i veçantë, nuk ka efekt domino

Bekim Çollaku këshilltar i presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, tha nëse nuk shfrytëzohet momentumi për të arritur marrëveshjen paqësore me Serbinë do të ketë humbje të madhe për Kosovën .

Për mundësinë e destabilizimit të Ballkanit me korrigjimin e kufirit ndërmjet dy vendeve, Çollaku tha se janë dilema të gabuara. ‘nëse ka korrigjim paqësor, nuk krijohet precedent. Për aq sa ka marrëveshje nuk do të ketë efekt domino. Kush është garantuesi i Bosnjës, janë popujt dhe shtetet që janë garantuese. Nuk e garanton diskutimi ndërmjet Kosovës e Serbisë”, tha ai sonte në emisionin ‘Monitor”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Çollaku tha se edhe sovranitetin e Maqedonisë e garanton Kosova e Shqipëria.

Interesi i Kosovës mbrohet duke marrë pjesë në proces

Për unitetin e partive politike, ai tha se është lufta për pushtet dhe ajo maskohet. ‘Pika më e dobët e Kosovës, është mungesa e qëndrimit të unifikuar dhe konsensusit. Kjo është një moment për mundësinë për të ardhur në pushtet. Interesi i Kosovës mbrohet duke marrë pjesë në proces. Ky veprim aktual është i gabuar. Jam i bindur se partitë opozitare, së paku ata që kanë marrë pjesë në shtet ndërtimin e Kosovës do të ndryshojnë”, tha Çollaku.

Zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Për mundësinë e mbajtjeve të zgjedhjeve të parakohshme, Bekim Çollaku këshilltar i presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, tha se ato nuk janë zgjidhje. Sipas tij ata mbahen kur të vendosin partitë, por se për të biseduar në këtë kohë ata nuk janë mundësi dhe do të mund të prolongonin.

Bekim Çollaku këshilltar i presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, vlerësoi se është mëkat se platforma e Kosovës për bisedime me Serbinë është pengë i Listës Serbe.