Çollaku: Mos pritni liberalizim vizave nëse nuk ratifikohet demarkacioni

10.08.2016 12:50:48

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollakun ka thënë se mosratifikimi i demarkacionit nga ana e Kuvendit të Kosovës mund të bëjë që Bashkimi Evropian që mos të diskutojë fare çështjen për liberalizimin e vizave.

“Parlament Evropian e ka bërë të qartë se ratifikimi i kësaj marrëveshje është kusht për liberalizimin e vizave. Dhe këtu nuk duhet të kemi dilema askush dhe në rast të mosratifikimit nga ana e Kuvendit të Kosovës sigurisht jo vetëm që hapen dilemat nga ana e Bashkimit Evropian por shumë lehtë mund të ndodh komiteti përkatës që farë mos të në në diskutim çështjen për liberalizimin e vizave”, ka thënë Çollaku.