Çollaku publikon një përshkrim: Këto janë procedurat e radhës për liberalizim të vizave

05.09.2016 18:41:23

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka thënë se e mirëpret votimin pozitiv në Komisionin e Parlamentit Evropian për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme (LIBE).

Sipas tij, votimin e sotëm duhet ta kuptojmë edhe një rikonfirmim të radhës për mbështetjen që lëvizja e lirë pa viza e qytetarëve të Kosovës e gëzon tek eurodeputetët e përfaqësuar në këtë komision të Parlamentit Evropian, dhe është një hap përpara drejt vendimit përfundimtar.

“Uroj që ky hap dhe i gjithë procesi të përfundohet sa më shpejtë. Qytetarët e Kosovës e kanë merituar trajtimin e barabartë me fqinjët e tyre qe një kohë të gjatë, dhe institucionet e Kosovës kanë bërë punë të pakursyer në përmbushjen e kërkesave të parashtruara në këtë proces”, ka shkruar Çollaku në Facebook.

Megjithatë, sipas tij, duhet nënvizuar që deri te liberalizimi i vizave mbetet të merret vendim nga i gjithë Parlamentit Evropian që të ndodhë në një seancë plenare të mëvonshme.

“Më pas mbetet edhe vendimi i shteteve anëtare të BE, në Këshill të BE për propozimin e Komisionit Evropian për Liberalizim të Vizave”.

Veç këtyre, për të gjithë të interesuarit ai ka ndarë një përshkrim se ku jemi në këtë proces tani për tani.

v111