Conte pret përforcime, por tre lojtarë zikaltër janë drejt largimit

31.10.2019 19:23:06

Pas sfidës ndaj Parmës në fundjavë, por edhe pas fitores me Brescian, trajneri i Interit, Antonio Conte, e vuri theksin tek organika e skuadrës që ai drejton, duke kërkuar më tepër lojtarë, pasi kalendari i ndeshjeve është shumë i ngjeshur.

Lidhur me kërkesat e trajnerit, administratori i deleguar, Beppe Marotta, deklaroi se do të përpiqet që në merkaton e janarit të afrojë disa lojtarë. Por në merkaton e janarit disa prej lojtarëve aktualë të zikaltërve mund të largohen.

Sipas medieve italiane, të parët në listën e largimeve janë Lazaro, Borja Valero dhe Politano

Austriaku u afrua vetëm në verë, por deri tani nuk ka bindur aspak, Borja Valero është përdorur shumë pak nga Conte, ndërkohë që Politano vuan mospërshtatjen në skemat e trajnerit. Të tre lojtarët kanë shumë pak kohë për të bindur trajnerin në mënyrë që të vijojnë të jenë pjesë e zikaltërve.