Conte: Qëndrimi im te Chelsea, jo i sigurtë

27.02.2017 14:31:09

Antonio Conte nuk e ka të sigurtë qëndrimin për një kohë të gjatë te Chelsea, edhe në rast të arritjes së titullit kampion në “Premier League”.

Është vet trajneri italian i “bluve” të Londrës që e ka pohuar këtë, duke u bazuar edhe tek ajo që ndodhi tek ekipi i Leicester, që shkarkoi bashkëpatriotin e tij Claudio Ranieri.

“Mendoj se në futbollin modern nuk është e lehtë të nisësh një projekt, apo të jesh i sigurtë se do të jesh për një kohë të gjatë te një skuadër. Kjo nuk vlen vetëm për mua, por për të gjithë trajnerët. Ajo që është e sigurtë është se, nëse të jepet një rast i tillë, atëherë fiton edhe mundësinë për të punuar më shumë me skuadrën, për të zbatuar idetë e tua dhe për të përmirësuar futbollistët”, tha Conte.

Ndaj Swansea, Chelsea shënoi fitoren e 12 radhazi në “Stamford Bridge”, duke iu afruar edhe më shumë titullit kampion në Angli. “Blutë” e Londrës janë në krye të klasifikimit pa