Çorba e keqe, nuk ka mundësi që rregullisht, të na servohet si çorbë e mirë!

01.08.2019 01:41:08

Nga Skënder MULLIQI

Zhvillimi e një bashkësie mundet të bazohet në dy premisa kryesore, në etikë dhe në racën njerëzore. Pushtetet e pasluftës përqafuan anën më amorale politike të mundshme! Ky është egoizimi dhe kjo është jo etika e tyre. Të kthehemi pak qasjës së racës njerëzore dhe gjithë asaj e cila na dallon nga kafshet. Meqenëse dija nuk është e krahasueshme midis njeriut dhe kafshëve, sjelljet mund të korrespondojnë më njera-tjetrën, apo mund të ken ngjashmeri! Eshte racionale shikimi në faktin dhe mendimin se çka e dallon njeriun nga majmuni. Edhe pse duhet të kemi konsideratë për majmunët në krahasim më disa grupe njerëzish të cilët më punën, veprimet por edhe më sjelljet e tyre, ua kalojnë të parëve. Me shumë këtu termi majmun përdorët për diqka të keqe. Majmunët mund të shkaktojnë dëme të vogla karshi llojit të vet. Pushtetet e pas luftës , të formës autokratike gjithëçka e cila është e keqe dhe e dëmshme për shoqërinë demokratike, po na zbukurojnë sipas dëshirës së tyre.Nuk u mbrojtën vlerat nacionale dhe as vlerat zhvillimore shtetërore . Kosova po i ngjanë njeriut të plagosur, të cilit në vend që ti ndihmojmë për tia shëruar plagën, ne ia lëndojmë edhe më shumë ,duke i rënë pikërisht në plagë. Nese vazhdojmë këtë rrugë ,nuk mund të thëmi së populli është i krejt i pa fajshem. Nese lejohet një marshim i tillë dehumanizues karshi shtetit të ri të Kosovës, automatikisht mund të klasifikohemi si komb I pamenqur. Kjo çorbë e keqe e cila po na servohet , nuk ka mundësi që rregullisht të na servohet si çorbë e mirë. Kështu si janë duke shkuar punët keq, jemi largë trendeve zhvillimore dhe demokratike, dhe jemi largë emancipimit të përgjithshem. Ç’ka mund tju themi gjeneratave të cilat po vijnë kur të japim llogari të gjithë para tyre ? Ç’ka kemi punu, cilat janë të arriturat dhe qka po iu lëmë mbrapa ? Pak , shumë pakë. Po iu lëm një Kosovë me gjendje te rëndë ekonomike-sociale, dhe një Kosovë, e cila po humb territore në të katër anët.Një Kosovë e cila po mbetet ngadalë në pleqë e plaka… Humbem territore më Maqedoni, humbem jo pak territor më Mal të Zi, dhe humbja e radhës e madhe mund të na pret më Serbinë !!!Kjo është shumë pikëlluese . Po ia mundësojmë Serbisë realizimin e dëshirave të saja ekspansioniste në kushtet e paqës. Besoj, së nga ky labirint në të cilën është futur vendi ka një rrugëdalje, e rrugëdalja është që sa më parë të largohen nga skena politike ata të cilët anijën e Kosovës po e përmbysin .Dhe, zgjedhja tjetër është gjenerata e re e cila po prêt të dera… Ka ardhur koha që gjenerata e re të marrë përgjegjësinë për të ardhmën tonë. Politikanët e etabluar pa kualitet nuk I duhen vendit. Të kompremetuarit politik , e kan kompremetuar edhe informimin e drejtë publik. Po rrënohet demokracia e brisht e Kosovës… Vetëm pa fytyra të kompremetuara politike mund të rigjallerojmë . Na duhet lufta për vlera sepse vetëm kështu mund të lindë një jetë e re në Kosovë …