Çorbë e shijshme me kungullesha: Freskuese, e lehtë për gatim!

10.04.2018 14:26:39

Freskuese dhe shumë e shëndetshme!

Ju nevojiten:

– 2 kungullesha të vogla,
– 2 karota,
– 2 patate,
– 1 qepë e madhe,
– 2 lugë të vogla erëza,
– 1 lugë e vogël spec i kuq i bluar,
– 1 lugë miell,
– pak kopër,
– vaj për fërgim.

Përgatitja:

Në vaj dhe në pak ujë fërgoni qepën e grirë imët. Karotat dhe patatet pritni në kube dhe shtoni në qepë. Qitni erëza të thata dhe të gjithave qitni ujë derisa të fundosen.

Qëroni kungulleshat dhe pritni në kube dhe shtoni në perime kur të jenë gjysmë të ziera. Shtoni specin e bluar të kuq dhe përzieni.

Zieni derisa kungulleshat të zbuten dhe shtoni një lugë miell të përzier në pak ujë.

Qitni ujë të nxehtë dhe, varësisht nga dendësia të cilën e dëshironi, shtoni kopër dhe zieni edhe rreth 5 minuta