Coronavirusi, në Serbi 10 të vdekur dhe 359 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve

20.07.2020 16:01:13

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 10 persona nga COVID-19, derisa 359 raste të reja janë konfirmuar.

Zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, kanë bërë të ditur se 8.349 persona janë testuar, kurse 190 janë në respiratorë.

Drejtori i Klinikës Infektive në Beograd, Goran Stefanoviq, ka deklaruar sot se në këtë repart kryejnë mbi 200 kontrolle brenda ditës dhe se gjysma prej tyre kërkojnë mjekim klinik.

Në anën tjetër është bërë e ditur se mbi 550 infermierë janë prekur COVID-19. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar.