Costa jep sinjale largimi

06.02.2017 10:33:38

Douglas Costa rrezikon të bëhet armik i tifozëve të Bayern-it. Në një intervistë për gazetën “Bild”, ai ka thënë hapur se po mendon për të ardhmen e tij dhe se kampionët e Gjermanisë jo domosdoshmërisht duhet të jenë pjesë e saj. 26-vjeçari madje ka edhe kërkesa, gjë që duket qartë. “Kam marrë oferta shumë të majme nga Kina dhe nga disa klube të mëdha në Evropë. Kur sezoni të mbarojë, do të ulemi dhe do të analizojmë gjithçka. Ende nuk ndihem plotësisht i lumtur këtu, por do ta gjejmë shpejt një zgjidhje“, – u shpreh braziliani.

Duke lexuar fjalitë e tij, Costa vështirë se do t’i qëndrojë besnik klubit. “Jam përshtatur mirë me qytetin, por tregu është gjithnjë në lëvizje, kështu që asgjë nuk është përfundimtare. Anglia është fantastike, një nga kampionatet më të mëdha në botë. Edhe La Liga, me lojtarë dhe skuadra të mëdha. Kam pasur kontakte me skuadra nga Anglia, Spanja dhe Franca. Gjithsesi, tani nuk është se po mendoj të largohem. Bayern më pëlqen dhe mendoj se këtu mund të fitoj trofe“, – shtoi ai. Costa është blerë nga Shakhtar Donetsk për 30 milionë euro.