Coutinho i thotë jo PSG-së

10.11.2017 20:28:00

Mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho do t’i kërkoj klubit të tij që të refuzojë çdo ofertë nga Paris Saint-Germaini gjatë afati kalimtar të janarit, transmeton zeri.info

Ylli brazilian dëshiron të presë për një lëvizje të mundshme të Barcelona, klubi i cili kishte shprehur interesim të madh për lojtarin edhe gjatë verës, por Liverpooli kishte refuzuar shitjen e mesfushorit.

“Ai ka kërkuar nga përfaqësuesit e tij që të injorojnë çdo ofertë. Njëra prej tyre është e PSG-së. Braziliani nuk dëshiron zhurmë, as persona të tretë të përfshirë në negociatat mes Liverpoolit dhe Barcelonës”, ka thënë një burim i afërt i mesfushorit për gazetën spanjolle “Sport”./Zëri/