Coutinho i thotë “Po” Barcelonës

09.05.2017 20:42:01

Barcelona ka marrë përgjigje pozitive nga Philippe Coutinho, i cili ka dhënë “OK” e tij për t’u bashkuar me katalanasit gjatë afatit kalimtar të verës.

Liverpool nuk është shumë i gatshëm për negociata, por mbetet i qartë se dyert për shitjen e Coutinho nuk janë mbyllur në rast të një ofertë që kalon 90 milionë euro.

Gazeta katalanase Sport shkruan se Barcelona nuk ka bërë ndonjë lëvizje të drejtpërdrejtë me klubin anglez, por është duke pritur fundin e majit për të vepruar. Fakti që kanë marrë miratimin e lojtarit, bën që Blaugranat të nisin me qetësi bisedimet me Liverpoolin, për të marrë edhe përgjigjen pozitive të tyre që do të mundësonte transferimin futbollistit në Camp Nou.