COVID 19 DHE GRUPET E GJAKUT!

03.07.2020 21:17:21
Nga: Ahmet Asani
Sipas disa hulumtimeve në Vuhan dhe Shenzen, del se grupi i gjakut është një nga faktorët kryesorë për infeksione nga koronavirusi COVID 19!
Sipas rezultateve te hulumtimeve të botuara në revistën “Forbes”, del se njerëzit më të rrezikuar nga COVID 19 ishin ata me grup të gjakut A, kurse më rrallë tê prekur ata me 0, B dhe AB!
Studiuesit kanë konkluduar se njerëzit me grupin e gjakut A janë më pak rezistentë ndaj COVID 19, prandaj rreziku i sëmundjes është më i lartë për këtë grup njerëzish. Grupi i njerëzve më rezistent janë ata me grup të gjakut 0 !
Nga që çdo gjë është në fazën e hulumtimeve dhe janê të nevojshme studime të metejshme, ende nuk mund të thuhet se në kete drejtim ka rekomandime definitive për spitalet!