COVID/ Si ndikon grupi i gjakut dhe cili rezulton më i ndjeshëm nga virusi në vend

25.02.2021 01:16:57

Grupi i gjakut luan një rol mjaftë të rëndësishëm në infektimin me koronavirus të një personi dhe po ashtu edhe rëndimin apo jo të sëmundjes.

Megjithatë, mjekja Ejoan Braho u shpreh se ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë, si etnia, gjinia apo mosha.

E ftuar në “Ftesë në 5”, ajo u shpreh se grupi zero, sipas studimeve rezulton të jetë më pak i prekuri nga COVID dhe po ashtu që e kalon më lehtë sëmundjen. Megjithatë, në Shqipëri nuk rezulton kështu. Sipas mjekes, personat me grupin e gjakut zero, janë të dytët më të prekurit nga COVID në vend, ndërsa të parët janë personat me grupin A.

Ajo tha se shkak i kësaj mund të jetë edhe fakti që një pjesë e konsiderueshme e popullsisë i përkasin këtij grupi gjaku, 41%.

“Grupi zero është më pak i prekshëm dhe nëse preket ka një shprehje klinike më të lehtë. Por duhet marrë në konsideratë e gjithë popullata. Janë bërë studime nëpër vende të ndryshme dhe ka rezultuar që grupi 0 preket më pak. Por varet nga etnia, sepse në Shqipëri grupi 0 është më i prekuri, i dytit, pasi i pari është i A. Pra qëndron fakti se pavarësisht kësaj lidhjes që grupi 0 preket më pak, kjo nuk do të thotë që grupi 0 duhet t’i lëshojë të gjitha masat. Personat me grup B në plazëm ne tyre kanë atë faktorin e vogël që na ndihmon në lidhje me infektimin. Ndikojnë edhe faktorë të tjerë të rrezikut, si mosha, gjinia, mbipesha. Grupia A ka neritrocid antigjenin A, që ndodhet edhe në mushkëri dhe prandaj ata janë më të prekur ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe kur preken nga kroonavrisui, duke patur dhe sëmundje të tjera, preken më rëndë. Grupi A është grupi më i prekur. Për popullatën tonë, më së shumti, 41% janë grup zero dhe 35% janë grup A, pastaj vjen B dhe në fund AB”, tha ajo.