Cristiano Ronaldo drejt Juventusit tha Marcotti i ESPN FC

10.07.2018 00:24:39

Transferimi më i bujshëm i kësaj vere pavarësisht negociatave dhe përgënjeshtrimeve të fundit, duket se do të jetë  ai i Cristiano Ronaldos drejt Juventusit në Itali.

Detajet më të fundit nga operacioni i më i ‘nxehtë” i merkatos janë zbuluar nga gazetari italian Gabriele Marcotti, i cili e ka ndjekur nga shumë afër procesin.

Sipas Marcottit arritja e marrëveshjes do të njoftohet në 24-48 orët e ardhshme.

Ndërkohë Aaron Stokes i Daily Express vuri në dukje se transferimi i Ronaldos do të kap vlerën 100 milionë euro, që do të jetë një rekord i ri për Juventusin.

“Unë kam qenë skeptik që në fillim, por kam mësuar se është arritur një marrëveshje në parim me Real Madridin dhe Ronaldon. Ronaldo është i lumtur për lëvizjen, në parim. Ronaldo është dakord me Juventusin”, tha Marcotti i ESPN FC.

“Të gjithë kanë rënë dakord dhe për mënyrën e prezantimit të lajmit, dhe duhet të ketë zhvillime në 24-48 orët e ardhshme. Ronaldo drejt Torinos”, theksoi ai.