Çun Lajçi deshi të vëjë vetulla, nxori edhe sytë

Nga Rexhep Kastrati

Çun Lajçi le që i serviloset Hashimit, po bëhet edhe trim! Ne të tjerët që jemi me emër dhe mbiemër dhe që gati dy dekada trajtojmë rolin destruktiv dhe kundërkombëtar të linjës së Tiranës/Kretës në krye me Hashim Thaçin, ndërkohë që Çuni patriotizmin e kish kthyer në mjet zhvatjeje të qytetarëve, ne nuk jemi gjë.

Çun, dje të kam thënë se fytyra nuk është më shumë se dy gishta, kurse sot po e shoh se bizneapatriotizmi nuk të paska lënë trohë fytyre.

Po nëse je trim Çun Lajçi, pse e fshive postimin e djeshëm? Apo kujtove se duke fshirë atë postim do të bëhesh me fytyrë? Po Palin pse e kishe pre nga fotoja?

Në popull thuhet: deshi të vëjë vetulla, nxori edhe sytë!

Po Çun, duke fshirë një postim dhe duke e publikuar një tjetër, si dhe duke prerë Palin nga fotoja, tregove jo vetëm se fytyra të është nxirë, por je edhe një manipulator perfid që nuk njeh kufi.

Po ani Çun, se në këtë mënyrë u tregon shqiptarëve se sa shtrenjtë kanë paguar manipulimin tënd me një grusht dheu dhe me ndjenjat e tyre!