Custin: Grenelli pret vazhdimin e dialogut menjëherë pas krijimit të qeverisë në Kosovë

24.05.2020 18:57:16

Richard Grenell Grenell do të mbetet i dërguar i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, tha sot zëdhënëses i tij, pas lajmit se ai do të tërhiqet nga pozita e ambasadorit të SHBA-së në Berlin.

Custin tha për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug,  se Grenell pret që dialogu të vazhdojë sa më parë.

“Ai pret që dialogu të vazhdojë sa më parë, posa që të finalizohet krijimi i Qeverisë në Kosovë”, ka thënë Custin

Ai është pyetur nëse vendimi për tërheqje nga pozita e ambasadorit do të ketë ndikim në rolin e tij si i dërguar për dialogun dhe se kur pritet hapi i parë drejt dialogut.

Gjatë ditës se sotme mediet gjermane raportuan se Grenelli do të tërhiqet nga pozita e ambasadorit amerikan në Gjermani brenda disa javësh.

Sipas informatave të agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, Grenell do të tërhiqet shumë kohë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 3 nëntor.