Daci: Me Ibrahim Rugovën ndalëm faljen e tre mijë hektarëve tokë Maqedonisë

21.05.2017 16:07:13

Ish-Kryetari i Parlamentit, Nexhat Daci, në “Personale” të TV Dukagjinit, ka kritikuar koalicionin e kaluar PDK-LDK, duke e quajtur të pa guximshëm kundrejt ndërkombëtarëve.

 

“Gjithmonë kur ka qenë koha për me i tregu muskujt ata kanë dështuar”, ka thënë Daci.

Sipas tij, demarkacioni me Malin e Zi ka pasur mundësi të ndalet.

“Ka momente kur si udhëheqës duhesh me marrë vendime dhe nëse fatura është fuqishme. Po te kishte pas guxim ky koalicion i madh nuk do të kishe nënshkruar marrëveshjen për demarkacion”, tha Daci.

Daci ka folur për kohën kur ai dhe ish presidentin Rugova e kanë ndalur faljen e 3 mijë hektarëve tokë Maqedonisë

“Kanë ardhur njerëzit më të fuqishëm nga Pentagoni për të bindur Rugovën për përcaktimin e vijës kufitare me Maqedoninë, por Rugova nuk ka pranuar” ka thënë Daci në Personale.