Daçiq: Beogradi do të tentojë ta ndalojë anëtarësimin e Kosovës në OKB

08.04.2018 21:10:15

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të marrëveshjes për Asociacionin.

Gjatë një interviste për ‘Blic’, Daçiq ka theksuar se Serbia e ka kryer punën e saj dhe tani marrëveshjet dhe afatet kohore duhet respektuar.

“Themelimi i Asociacionit është një provë e madhe për BE, këtu do të kuptohet autoriteti i tyre”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për ndarjen e Kosovës.

“Kur biseduam hapur për ndarjen e Kosovës, Prishtina do të dilte nga interesat e veta dhe do të pranonte propozimin”, tha Daçiq.

Ai shpjegon se fuqitë e mëdha, kur përcaktojnë ndarjen konsiderohet si zhvendosje masive e popullsisë sepse nuk marrin parasysh se gjendja etnike në terren tashmë është në përputhje me vetë propozimin e ndarjes.

“Po i dërgoj një mesazh të qartë bashkësisë ndërkombëtare. Nuk do të ketë asnjë nënshkrim të ndonjë marrëveshjeje… BE duhet të japë afate dhe t’i respektojë ato. Ne bëmë pjesën tonë të punës”, tha më tej Daçiq.

Duke folur për anëtarësimin e Kosovës në OKB, Daçiq ka thënë se Serbia nuk do ta lejojë këtë gjë.

“Fakti që nuk do të lejojmë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare nuk është çështje grindjesh apo lotësh. Ne duam një zgjidhje të përhershme që do të përfshinte një zgjidhje edhe për këtë segment. Askush nuk do të na kërkojë për kryetarin e OKB-së në OKB”, tha ai.

“Dhe nëse pyetemi, do të thotë se duhet të pyesim Rusinë dhe Kinën dhe të lëshojnë pe pasi i kërkuam që të mos përkrahin Kosovën. Po ashtu, nëse do të bënim këtë do të ishte sikur t’i bënim thirrje të gjitha shteteve që revokuan njohjen e Kosovës ta njohin serish. Kjo është jo serioze. Mund të ndodh një ide e tillë, por vështirë e realizueshme”, theksoi ai.