Daçiq falënderon shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, gjatë konferencës në OKB

20.03.2019 22:05:21
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq gjatë një konference në OKB, ka falënderuar shtetet që nuk e kanë njohur Kosovë

Sipas tij mosnjohja e Kosovës nga këto vende tregon angazhimin e tyre ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shkruan Danas, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu tha se Serbia përmes dialogut synon të arrijë kompromis dhe zgjidhje të qëndrueshme.

“Serbia vazhdimisht i përmbahet pikëpamjes se, çështjet kontestuese mund të zgjidhen vetëm me respektimin e plotë të këtyre parimeve dhe përmes dialogut që synon arritjen e kompromisit dhe zgjidhje të qëndrueshme”, ka thënë Daçiq në konferencën e OKB-së në Buenos Aires.