Daçiq: Ndarja e Kosovës zgjidhja më e mirë, por Perëndimi insiston në njohjen pavarësisë

28.05.2018 19:49:52

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq vlerëson se ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme e mundshme dhe e shpejtë, por thotë se duhet të shihen të gjitha opsionet e mundshme. Thotë se për Perëndimin opsioni i vetëm është njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Për ndarjen po flas qe 10-15 vjet dhe mendoj se kjo është zgjidhja e vetme e mundshme dhe e shpejtë. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja zgjidhje, duhet të shohim të gjitha opsionet e mundshme. Për Perëndimin, opsioni i vetëm është njohja e pavarësisë së Kosovës”, tha Daçiq për televizionin serb “Prva”.

“Do të ishte mirë që të gjithë të sjellë propozimet e tyre, dhe të mos shkojnë me qëndrimet nacionaliste që nuk janë të pranueshme për asnjërën palë”, tha Daçiq.

Duke komentuar pretendimet e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, se përgjigjet në pyetjet rreth me vrasjes së Oliver Ivanoviqit, gjenden në Beograd, Daçiq tha se kjo është një akuzë e drejtpërdrejtë se Beogradi është fajtor për vrasjen Ivanoviqit.

“Ivanoviqin e paraburgosën shqiptarët e Kosovës  dhe unë kam folur kundër vendimit të tillë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Prishtina është duke hetuar rastin, e pse nuk ka përgjigje, kjo është pyetje që duhet t’u bëhet autoriteteve të Kosovës, por edhe për BE-në, sepse ka kërkuar që shërbimet e sigurisë  të jena të integruara në Shërbimet e Kosovës “, tha Daçiq.