Daçiq në Myanmar: Faleminderit që nuk e njihni Kosovën

29.01.2019 12:34:19

Ivica Daçiq ka falënderuar Myanmarin për qëndrimin e tyre për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka falënderuar Myanmarin për qëndrimin e tyre për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.

Daçiq ka zhvilluar një takim me homologen e tij nga Myanmar, Aung San Suu Kyi duke i uruar për angazhimin e tyre për procesin e tranzicionit demokratik, thuhet në njoftimin e MPJ-së serbe.

Aung San Suu Kyi ka falënderuar qëndrimin e Beogradit në lidhje me situatën në Myanmar dhe shtoi se vlerëson shumë miqësinë mes dy shteteve dhe dy popujve duke uruar vazhdimin e marrëdhënieve të mira.

Daçiq është duke zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Myanmar.