Daçiq: Nuk e ndryshojmë qëndrimin tonë në lidhje me emrin e Maqedonisë

25.08.2017 21:32:31

Ministri për punë të jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, u shpreh se Serbia nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj zyrtar në lidhje me emrin me të cilin e pranon Republikën e Maqedonisë dhe përsëriti se është shumë e rëndësishme që të dy vendet fqinje të mbajnë marrëdhënie të hapur dhe të sinqertë.

“Ne ndjehemi keq që ne e pranojmë Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, gjë për të cilën ka vërejtje Greqia, e cila nuk e pranoi Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ndërsa Maqedonia e bëri këtë gjë”, tha Daçiq në konferencën për shtyp pas takimit me Nikolla Dimitrov, ministrin për punë të jashtme të Maqedonisë, duke shtuar se Kosovën e ka njohur Qeveria paraprake, e jo kabineti i Zoran Zaev.

Daçiq përfundoi se edhe krahas gjithë këtyre fakteve ata nuk e ndryshojnë qëndrimin e tyre zyrtar në lidhje me emrin e Maqedonisë.