Daçiq përmend Pacollin: Unë nuk jam budalla

18.02.2019 11:49:02

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar pas pretendimeve për kërcënime nga Behgjet Pacolli.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka kritikuar opozitën në Serbi.

Ai ka përsëritur sipas tij kërcënimet nga Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli që prapë nuk i sollën mbrojtje.

“Vetëm një budalla mund t’i tolerojë humbësit, unë nuk jam budalla”, tha ai për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Mua nuk më mbron as SPS e as SNS kur më sulmon dikush. Kur Pacolli më kërcënoi me atentat dhe më quan zëvendësues të kasapit të Ballkanit që nuk duhet të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit në OKB. Për këtë arsye e kuptoj se të gjithë në koalicion duhet të jenë solid dhe të sillemi me përgjegjësi”, u shpreh ai.