DAÇIQ: PËRRALLA JANË ATO QË E NJOHIM KOSOVËN MË 2018

DAÇIQ: PËRRALLA JANË ATO QË E NJOHIM KOSOVËN MË 2018

22.01.2018 23:57:02

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova nuk mund të zë ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kjo sipas tij varet krejt nga pozicioni i Serbisë, shkruan Informer.

Ai ka thënë se qëndrimet e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, se viti 2018 është vendimtar për Kosovën, “përfaqësojnë përralla”, duke shtuar se do të ishte e mirëseardhur një zgjidhje, por që tash për tash nuk ka shenja se mund të ndodhë.

“Skepticizmi im bazohet në realitet, çka nënkupton se kur dikush flet se si të gjendet një zgjidhje për Kosovën, shumica në Perëndim mendojnë se ne do ta pranojnë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës”.

“Nëse kjo është pritja për vitin 2018, mund të them saktësisht se janë përralla”, ka thënë Daçiq.