Daçiq: Qipro nuk do e njoh kurrë Kosovën

01.08.2018 00:34:42

Serbia vazhdon lobimin kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq dhe kreu i ministrisë së Jashtme të Qipros, Nikos Hristodulidis, janë takuar sot në Nlkozi dhe kanë biseduar për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Daçiq informoi homologun qipriot për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Tutje gjatë takimit ministri qipriot e njoftoi kreun e diplomacisë serbe rreth situatës aktuale në lidhje me çështjen problematike të Qipros.

Daçiq njofton se qëndrimi i Qipros ndaj Kosovës mbetet i pa ndryshueshëm dhe nuk do ta njohë “pavarësinë e njëanshme të Kosovës”.