Daçiq: SHBA-të nuk do të hyjnë në dialog

24.12.2018 22:23:05

Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq ka thënë se asnjë formacion i armatosur i shqiptarëve nuk mund të hyjë në veri të Kosovës pa pëlqimin e KFOR-it.

Daçiq beson se një marrëveshje e tillë duhet të arrihet me NATO-n dhe të përkthehet në një direktivë që duhet respektuar nga të gjithë.

Duke folur rreth çështjes së dialogut, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë të hyjnë në mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se deri tani nuk ka nismë formale për të ndryshuar formatin e dialogut,

“Unë nuk dua të merrem me deklaratat e përditshme që vijnë nga Prishtina. Kjo është një shprehje e pakënaqësisë ndaj Federica Mogherinint”, është shprehur Daçiq.

Ai ka theksuar se nëse do të ketë ndryshime në formatin e dialogut do të kërkojnë nga Rusia që të marrë pjesë në të.

Daçiq ka shtuar se Serbia dhe Rusia kanë marrëdhënie miqësore dhe  kjo e fundit është në dijeni me gjithçka që ndodhë në dialog.