Daçiq tregon planin e Serbisë për Kosovën

10.08.2017 18:42:10

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se propozimi i tij rreth dialogut për Kosovën është keqkuptuar nga shumica e popullit të tij.

“Është mirë që të niset dialogu për Kosovën në mënyrë që edhe publiku të dëgjojw ide të ndryshme. Ideja ime dhe e Aleksandar Vuçiq ka shkaktuar shumë ankth të madh për shumë njerëz mirëpo ne duhet të përcaktojmë çka është serbe e çka shqiptare”, është shprehur Daçiq.

Për ‘Sputnik’, ai ka theksuar se nuk është propozuar të hiqet dorë nga Kosova.

Daçiq ka thënë se po kërkohet debat publik për të bërë zgjidhje në ‘krahinën jugore serbe’.

 

“Zgjidhja është që të dy palët të ndahen njëlloj pasi vetëm një zgjidhje e tillë do të ofrojë kompromis të qëndrueshëm për të ardhmen. Detajet e planit do t’i bisedojmë me presidentin kur dialogu i brendshëm për Kosovën të institucionalizohet”.