Dalibor Jevtiq: Fëmijët në Kosovë duhet ta mësojnë gjuhën shqipe

15.12.2017 14:25:39

Serbët dhe shqiptarët duhet të ndërtuar besimin reciprok dhe fëmijët serbë në Kosovë duhet të mësojnë gjuhën shqipe, ka thënë ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq

Kjo, ka deklaruar Jevtiq, duhet të bëhet që të mundësohet komunikim më i mirë në mes komuniteteve në të ardhmen.

“Njohja e gjuhës shqipe është e nevojshme për komunitetin serb. Shumica e shqiptarëve, brezi i mesëm dhe më të vjetër e di serbishten, gjë që nuk vlen edhe për popullatën serbe, dhe kjo duhet të ndryshojë”, tha Jevtiq.

“Mendoj se çështja e gjuhës është e një rëndësie jetike për këtë për të ndërtuar besimin”.

Ai thotë se përvoja e tij profesionale dhe personale i ka mësuar atij që gjithmonë të vendosë jetën e njerëzve të zakonshëm përpara politikës.