Dalin fotografi e papublikuar të Ukshin Hotit

16.05.2019 14:48:01

Të enjten është shënuar 20 vjetori i zhdukjes së veprimtarit të njohur, Ukshin Hoti.

Në këtë ditë, janë shënuar aktivitete të shumta dhe është diskutuar në seancën plenare të Kuvendit, në kujtim të Hotit, shkruan Indeksonline.

Hoti u kujtua si njeri që dha gjithçka për vendin e tij, për fatin e të cilit nuk dihet as 20 vite nga zhdukja.

Në një fotografi që po qarkullon në internet, shihet veprimtari Hoti me dy prindërit e tij.

Kjo fotografi me ngjyra bardhë e zi është realizuar shumë kohë para luftës së fundit në Kosovë.

Sot i biri i Ukshinit, Andin Hoti ka ftuar institucionet e vendit që të kushtëzojnë dialogun me Serbinë, që pa u zbardh fati i të pagjeturve të mos ketë marrëveshje përfundimtare.