Dalin prapaskenat/ Zbulohet takimi, Guardiola-Messit: Qëndro te Barcelona

01.09.2020 21:48:58

Pas vendimit të Lionel Messi-t për t’u larguar nga Barcelona, Manchester City ka qenë ekipi favorit për marrjen e shërbimeve të argjentinasit. Për këtë ka biseduar disa herë me trajnerin Pep Guardiola. Tekniku spanjoll ishte në qytetin spanjoll dhe bisedoi nga afër me argjentinasin, por së fundmi gazetarja Veronica Brunati ka zbuluar një prapaskenë interesante.

Numri një i “Citizens” i ka këshilluar Lionel Messit që të mos largohet nga ekipi katalanas. Manchester City e konsideron mundësinë e nënshkrimit të Messit vetëm nëse del si futbollist i lirë.

Anglezët nuk mund të përballojnë argjentinasin nëse ky i fundit nuk mund të lirohet, pasi ka kosto shumë të larta sipas asaj që shkruan Brunati. Çështja e Messit mbetet më e nxehta në merkaton e verës.