Dallendyshet e karantinës / poezi nga Bardhyl Londo

28.04.2020 13:30:01

nuk di a qajne a cicerijne.
Duken,zhduken,rrotullohen si te dehura
pastaj shkojne e futen ne karantine.

Dhe heshtin.Nuk ndihen fare
me te ngrysura se nje korb.
A thua ka ndodhur nje mutacion dallendyshesh
a thua mbi supe iu ka rene ndonje kob?

Mengjezet jane po ato,
te kthjellta ,te embla,asgje ndryshe,
vetem pranvera qan me lote
nga ky ndryshim i befte dallendyshesh.

C’ te bejne te bukurat, delikatet,
vijne rrotull pa ndalur kund,
qoshet e ballkoneve presin folete,
termeti i vetmise i dridh,i shkund.

Por ato sa vjen muzgu i erret
drejt varrezave nisen me cicerime:
te gjallet jane ne varreza,
te vdekurit ne karantine.