Damarkimi si temë: A po luftohet LDK nga Brenda dhe mardhëniet me SHBA?

14.08.2016 13:54:55

Shruan Daut Haxhaj

Kryetar i Deges së LDK-së për Norvegji

Tema e Damarkimit të kufirit me Malin e Zi ka ngjalle debat te skajshem politik deri ne thirrje për «lufte» nga ana e opozites qe kane ra nen ndikim edhe disa Deputet të LDK-së!

Për dy apo tre Deputet të LDK-së tashme të njohur për qëndrime politike në kundështim me vendimet e kryesisë dhe cuditrisht rrinë në Grupin Parlamentar duke u thirrë në vlerat e «mirfillta» të LDK-së dhe Presidentit Rugova, që në fakt prapa tyre qëndrojn individ të cilët e kanë kundështu Presidentin Rugova dhe LDK-në që nga viti 1994 e këtej!

Damarkim si temë, sigurisht që është e vështir dhe shumë ndishme kur dihen faktet që nga viti 1912 Shqiperin dhe Shqiptarët i ka dëmtuar duke e marrë teritor nga fqinjet si Greqia dhe ishë shteti Jugosllav, por në anen tjeter definimi i kufirit është cështje e rëndësishme për Kosoven në integrime Euro Atlantike!

Unë nuk mund të hy në detale se ku mund të jetë gabuar vija kufitare, është cështje expertësh, por ajo që nuk duhet të ndodhë është politizim i skajshem i kesaj teme për interesa të ngushta dhe të dobta të disa politikanëve që për fatë të keqë i ka prekë dhe disa Deputet të LDK-së!

Si ka mundësi që Kryesia dhe Kryetarët e Degëve të LDK-së të dalin me Komunikat në mbështetje të verzionit të Komisionit Shtetror, ndërsa të nesermen Deputet të po kesaj partie dalin kundër?!

Si ka mundësi që Komisioni ndërkombëtar i angazhuar nga Presidentja Jahjaga, mos ti kishë vrejt gabimet që pala kundërshtuse në Kosovë i potencon?!

Si ka mundësi që Departamenti i Shtetit Amerikan, presidenti, Nen Presidenti, Sekretari i shtetit dhe Ambasadori Amerikan ta mbështet një verzion që «falet apo shitet « teritor Malit të Zi?!

Të gjitha këto janë pytje dhe shqetsime për të cilat më vëjnë të dyshoi që e gjithë kjo lojë politike është për ta dobësuar LDK-në qoftë nga ana e opozites që është krejtësisht normale, qoft nga indiid të «partnerit të koalicionit» dhe nga individ brenda LDK-së të ndihmuara si gjithmon nga mediat e caktuara!

Në këtë kontekst e kuptoj unë këtë.  Para se gjithash, kjo nuk ka ndonjë peshë se çka mendoj unë personalisht, mirëpo unë do ta them një fjalë që është mbështetëse edhe qytetarët e Kosovës të cilët i shohin mardhanjet me SHBA dhe vendet mike Perendimore si të shejta dhe të ndërtuara me shumë mund nga vizionari dhe Shtetëformuesi i Republikes së Kosoves, dr. Ibrahim Rugova.

Funksionimi normal i institucioneve të Kosoves, kryerja e detyrave për të cilat edhe ka marrë bekimin kjo qeveri nga miqtë e Kosovës është një sfidë, jo vetëm për LDK-në, por për mbarë procesin politik në të cilin po kalon Kosova. Mirëpo unë jem i bindur se LDK-ja do ta tejkalon edhe këtë sfidë organizative, ashtu siç i ka tejkaluar edhe sfidat tjera për shum vite  me radhë.

Sot në këtë ditë të rëndësishme për të ardhmen e LDK-së,dhe për Kosoven ne si kurrë me parë duhet të jemi të motivuar që ta qojmë përpara filozofin e LDK-së, të cilën e ka trasuar presidenti Rugova  dhe ndihmën e pakursyer të qytetarëve të Kosovës dhe filozofia politike;- Kosova Shtetë i Rendit dhe Ligjit në integrime Euro Atlantike dhe miqsi të përjershme me SHBA!

Ti thirrim mendjes e mos të biem prehe e ideve «populiste» evropa «kurve» dhe Amerika «borgjeze» sepse me keto thirrje Kosova ftohë mardhanjet me Aleatë aktual dhe shkon kah lindja ( kupto Serbi/Rusi) dhe lindja e mesme Tuqi dhe vendet Arabe!