Danimarka s’arrin të shënojë, Randolph i pakalueshëm në Kopenhagen

11.11.2017 23:34:12

Mbyllet na barazim pa gola sfida e parë play off mes Danimarkës dhe Irlandës e luajtur në “Telia Parken” të Kopenhagenit në një atmosferë elektrizuese të krijur nga tifozëria vendase. Edhe pse dominuan në lojë gjatë gjithë takimin, danezët nuk mundën ta thyenin portierin Randolph, që rezultoi heroi e irlandezëve në këtë transfertë.

Ritëm i lartë në minutat e para, me skuadrën e Danimarkës që kërkon të imponohet në gjysmëfushën e Irlandës. Portieri Randolph e shpëton në dy raste portën (11′), pas gjuatjeve të njëpasnjëshme të Larson dhe Cornelius. Tjetër ndërhyrje vendimtare e Randolph, që i mohon golin Eriksenit, ndërsa Sisto në vijim të aksionit godet jashtë.

Kundërpërgjigjja e Irlandës erdhi vetëm në fund të pjesës së parë, por Schmeichel ndërhyn në pozicion ndaj tentativës së Christie. Mbyllen 0-0 45 minutat e para. Asnjë ndryshin në formacionet e të dyja skuadrave në fillim të pjesës së dytë. Mbrohet me fanatizëm Irlanda, duke mos lejuar hapësira në zonën e saj. Ndihet lodhja në këmbët e futbollistëve të të dyja skuadrave, teksa kronometri mat minutat e fundit. Drithërima në portën e Irlandës nëminutat e fundit, por Randolph ishte thjesht i pakalueshëm në këtë mbrëmje. /supersport.al/