Dardan Gashi pezullon nga detyra sekretarin e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike?

01.11.2017 17:02:01

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka pezulluar nga detyra sekretarin e kësaj ministrie Osman Shahinin.

Burime të lajmi.net brenda Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike kanë treguar se Gashi e ka liruar nga detyra sekretarin Shahini, dhe në ditët e ardhshme pritet zyrtarizimi.

Lajmi.net ka provuar të flas me Shahinin për ta konfirmuar pezullimin e tij, por ka qenë e pamundur kontakti me të. As ministri Gashi nuk është përgjigjur në telefon. Nuk dihet arsyeja e pezullimit të Shahinit.