Dardan Gashi: Shpejt do të bëhet lehtësimi final për diasporën, nuk do të presin fare në kufi

12.11.2017 15:51:40

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, njëherësit edhe zvkryeministër, Dardan Gashi ka thënë se do të realizohet premtimi për një zvministër në këtë dikaster nga diaspora.

Gashi në një intervistë ka folur për ndërprejen e privatizimit, që sipas tij, ishte bërë për një copë bukë. Gashi ka folur edhe për një vendim që i kërkuan KEDS-it ta shfuqizonte, e që sipas tij, ka qenë i kundërligjshëm. Gashi ka folur edhe për punën e tij si ministër, dhe me cfarë marrëveshje është bërë pjesë e kabinetit të Haradinajt. I pari i diasporës ka thënë se Kartoni i Gjelbër do të jetë një lehtësim shumë dimensional për diasporën që shpejti do të nis faza e implementimit.

Lajmi.net: A do të realizohet premtimi për një zëvendësministër nga diaspora?

Dardan Gashi: Duhet të realizohet, është premtim që e kemi dhënë dhe pak a shumë kemi një marrëveshje që do të merohet një zëvendësministër që është aktiv në diasporë. Ideja është për dike që është aktiv në diasporë dhe vepron në diasporë.

Lajmi.net: Sa ju ka lehtësuar ardhja diasporës në Kosovë me marrëveshjen e re për sigurimet në kufi?

Dardan Gashi: Marrëveshjen që e kemi realizuar javën e kaluar, është në dorë të sigurimeve dhe Policisë ta organizojnë teknikisht, nuk kanë shumë afat, ne po e presim që kur të fillon fluksi i diasporës të jetë funksionale. Nuk është opsionale më, tashmë është marrëveshje, Ministri i Brendshëm është shumë suportus, dhe sigurimet tashmë janë vetëdijesuar se kjo duhet të kryhet. Ne si qeveri jemi orjenmtuar që ku problem të zgjidhet në tërësi, që kur të vjen fluksi i verës, të mos kenë nevojë bashkatdhetarët tanë të paguajnë fare sigurim.

Lajmi.net: A nënkupton dhe pritje më të shkurta në kufi për bashkatdhetarë?

Dardan Gashi: Kjo gjithsesi e lehtëson, po ta jap një shembull. Nëse janë 50 makina. Veç nga një minutë nëse kurset për blerjen e kartonit fizikisht në kufi, janë 50 minuta kursim kohe. Mos të flasim kur janë 100 apo 200 vetura. Kjo definitivisht e lehtëson edhe pritjen në kufi, kështu shpresojmë ne. Lehtësimi final është që të mos ketë fare nevojë. Janë disa opsione duke u diskutuar dhe po shohim cila do të jetë më e mira.

Lajmi.net: A ka vullnet edhe nga kryeministri që të kryhet kjo punë?

Dardan Gashi: është vullneti i kryeministrit Haradinaj, por edhe i kompanive të sigurimeve. Kemi bashkëpunim dhe bashkëveprim të mirë që ky problem të zgjidhet përgjithmonë.

Lajmi.net: Me investime do të merret ekskluzivisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, apo ministria që drejtoni?

Dardan Gashi: Momentalisht do të merren të dyjat. Nuk ka asnjë konflikt, ne për mos të ndërhyrë në ligj, sepse ka afat deri më 2020, me pas vonu ne tash me amandamentimin e ligjit, ish vonu edhe fillimi i implementimit të ligjit, sepse ky ligj nuk është implementu kurrë, që të mos na shkojë edhe një kohë, kemi vendos ta bëjnë një zgjedhje të përkohshme, për shkak edhe të rrjetit që e kemi në diasporë të merremi me promovimin e investimeve. Jemi pjesë e proceseve dhe formalisht në bashkëveprim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Lajmi.net: Agjencia për Promovim të Investimeve të Huaja do të mbetet në MTI apo do të kalon në kuadër të Ministrisë së Diasporës?

Dardan Gashi: Jo të të mbetet në MTI por do të kemi qasje të gjithë. Unë mendoj se me ligjin për investime duhet të merren të gjitha ministritë, jo vetëm dy. Në kuptim të promovimit, në kuptim të të tërheqjes së investimeve, kushdo që e bënë këtë punë nuk është dëm për Kosovën. Ministria e Zhvillimit Ekonomik është dashur të jetë me automatizëm pjesë e këtij procesi, kryeministria, Ministria e Jashtme.

Lajmi.net: Kosova vazhdon me pas probleme me energji elektrike. A keni me pas problem me i bind investitorët?

Dardan Gashi: Fatmirësisht investohet e parë që kanë paralajmëruar se do të vijnë janë kryesisht në fushën e energjisë elektrike. Janë kompani serioze gjermane që pretendojnë të investojnë mbi 170 milionë euro në energji të erës, kanë tentuar dy vite me ligjet në fuqi që kanë qenë, dhe janë vonuar dy vjet, dhe tash edhe ata shpresojnë se me ligjet e reja, do të kenë më të shpejt rrugën për investime. Po ashtu kemi një investitor tjetër gjerman në energji solare dhe të ujit. Investitorët deri tash që janë lajmëruar,  janë në energji, dhe nëse kemi fat që këta të futen sa më shpejt dhe të fillon prodhimi do të hap rrugë edhe në përmirësimin e fushës së energjisë.

Lajmi.net: Me cilën marrëveshje keni hyr në qeveri, me Listën Rugova, apo ju ka ftuar Ramush Haradinaj?

Dardan Gashi: Lista Rugova nuk ekziston si formacion politik, ka qenë një fraksion, që është përfunduar. Kurse unë kam hyr në qeveri me ftesë të Ramush Haradinajt. Nuk përfaqësojë asnjë parti politike. Nëse ju kujtohet unë kam hyr në qeveri si zëvendësministër i Integrimeve Evropiane, më pas ministër i Ambientit. E ka një traditë kjo punë, dhe ka të bëjë me perfomancën sa kam qenë ministër dhe jo gjithmonë ka nevojë me qenë politik dhe unë mendoj se është për tu lavdëruar. Është normale që të futen njerëzit në qeveri pa i takuar ndonjë partie politike.

Lajmi.net: Sa është stabile qeveria?

Dardan Gashi: Deri tash është shumë stabile, por varet edhe prej performancës. Nëse e marrim sektorin e ekonomisë ka performu deri tash, ndoshta nuk ka performuar qeveria në 3 vitet e kaluara. Ne tash kemi marr një vendim për ndërprerjen e privatizimit. Për dy arsye, që kur i ftojmë investitorët të kemi çka t’iu ofrojmë, dhe arsyeja e dytë, sepse shumë shpesh privatizimet janë bërë për një copë buke. Pres që shpejt të marrim këtë vendim dhe këto asete të jenë në dispozicion për tu investuar. Privatizimi si i tillë nuk i ka sjell të mira Kosovës, kështu që me ligjin e ri ne mendojmë që ta zhvillojmë Kosovën.

Lajmi.net: Kërkuar nga KEDS-i që të ndalohet një parktikë e marrjes së pronës atu ku vendosen trafot, ndërsa ZRRE arsyetohet se s’ka bord dhe ka probleme me implementu vendimin?

Dardan Gashi: Nuk i intereson askujt, nëse nuk ka mevojë bordi i ZRRE-së të shfuqizojë diçka të paligjshme, veprimet e KEDS-it kanë qenë të paligjshme. Nuk ka të drejt as KEDS e askush të marr pronë private. Këta po thonë se ka ndodhur në mënyrë vullnetare, nuk është kjo vullnetare kur ta kushtëzon kyçjen në energji elektrike me falje të pronës. Pronat, që qytetarët në thonjëza vullnetarisht e kanë dhënë, sepse nuk është vullnetare, është si të thotë mjeku të shëroj nëse ma fal shtëpinë, nuk është vullnetare ajo dhe të gjithë kemi drejt kyçje. Lirisht ata qytetarë që kanë pasur kësi kushtëzimesh të shkojnë edhe t’i revidojnë këto kontrata me shpenzime të KEDS-it. Ne duhet të shikojmë a i ka investuar KEDS-i 300 milionë euro për çka edhe është zotuar me kontratë. Do të shohim a i ka investuar, ku i ka investuar, çka ka investuar…

Lajmi.net:  Do të kërkoni nga ZRRE ta vërtetojë se a janë kryer investimet nga KEDS-i?

Dardan Gashi: Nga KEDS-i dhe ZRRE-ja, nëse nuk i ka kryer obligimet është shkelje e kontratës.

Lajmi.net: A mund t’i revidohet licenca?

Dardan Gashi: Ato janë vendime të mëdha që personalisht nuk mund t’i marr, por nuk përjashtohet mundësia që nëse ka shkelje serioze të shkeljes së kontratës duhet të shikohet partneriteti jonë me KEDS-in.